I 30 në Listë e PS për Tiranën, Ornaldo Rakipi synon mandantin e deputetit!

Zyrtarizimi i listës përfundimtare të PS në KQZ dhe pranimit të saj, ishte hapi i parë për nisjen e fushatës elektorale nga kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.
Ornaldo Rakipi është një nga të rinjtë e Partisë Socialiste që kërkon mandatin e deputetit në zgjedhjet e parlamentare përmes votimit preferencial të kandidatit.
Edhe pse emrin i tij ndodhet i 30 në listën e Qarkut Tiranë, Rakipi ka nisur fushatën elektorale dhe takimet me qytetarët për mbledhjen e votave. 
Ornaldo Rakipi është një i ri 27 vjeçar, i datëlindjes 29.01.1994. 
Sipas ekstraktit të gjendjes civile ai figuron votues në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë.
Rakipi ka përfunduar Fakultetin Ekonomik dhe Master Shkencor për Drejtim Bankar. Aktualisht menaxhon tregëtar në kompaninë RDA Petrol Sh.a dhe këshilltar për zhvillim biznesi pranë Star Broken.
Ornaldo Rakipi synon të marrë maksimumin e votave të të rinjve dhe kominitet çam në qarkun e Tiranës për të qenë zëri i tyre në parlamentin Shqiptar pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit./Kavaja.Net