Milan nuk e ka ndërmend të rikthehet te rezultatet negative. Pas dy barazimeve në kampionat dhe dështimit në Superkupë, sot ekipi i Piolit u mund pastër 4-0 nga Lazio në Olimpico.
Një super zbritje e kryeqytetasve nxjerr blof kuqezinjtë në minutën e katërt, super-finalizim i Milinkovic Savic pas një asisti të Zaccagni. Një goditje nga fare pranë zonës e Marusic nuk kontrollohet dot nga Tatarusanu, lojë fëmijësh për Zaccagnin për të dërguar në festë tifozërinë laciale.
Pjesa e dytë do ishte thjesht vazhdim i të parës, Luis Alberto shndërroi në gol një penallti në minutënb e 65-të. Festa e golave nuk kishte përfunduar, pasi Felipe Anderson nuk kishte thënë ende fjalën e tij. Milan renditet e dyta me 38 pikë ndërsa Hysaj me shokë (ishte titullar sot) janë një vend më poshtë, me një pikë më pak.
FT LACIO-MILAN 4-0/ 4′ Milinkoviç-Saviç, 38′ Zakanji, 67′ Luis Alberto (p), 75′ Felipe Anderson