Duket se SPAK nuk do të ndalet me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ka kërkuar që ky i fundit të dënohet për trafik droge.
SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës së dënimit për Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, që të dënohen për “Trafikim në kuadër grupit strukturuar”, ndërsa marzhi i dënimit shkon deri në 15 vite burg.
Debati dhe lufta do të zhvillohet nga njëra anë nga Tahiri dhe Çela që këmbëngulin për pafajësi dhe nga SPAK. Lala tha se në kontaktin që ka pasur me avokatet e Tahirit dhe të Çelës, i kanë konfirmuar se në fundjavë do të paraqesin rekursin në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, akuza se kanë bashkëpunuar me grupin Habilajt në trafikun e drogës, është hedhur poshtë nga Tahiri dhe nga Çela.
Por mesa duket avokatët, ndryshe nga prokuroria, kanë vendosur që t’i japin pak më shumë kohë vetes për të pasur mbrojtje efektive. Ndërkohë, Jaled Çela është liruar me kusht nga ana e gjykatës së Fierit, ndërsa Tahiri është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit.
Kujtojmë që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vuan dënimin për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, ndërsa SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin në fjalë.
Në rekurs SPAK kërkon cilësimin e veprës “Trafikim në kuadër grupit strukturuar”, duke dalë kështu kundër dënimit për ‘shpërdorim detyre’. SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë kthim për rigjykim në Apel të çështjes me një trupë të re gjyqtarësh.