Hyn në ditën e katërt procesi i vaksinimit masiv të të moshuarve mbi 70 vjeç, shihni çfarë ndodh tek Sheshi ‘Skënderbej’

Ka hyrë në ditën e katërt, procesi i vaksinimit masiv të të moshuarve mbi 70 vjeç, që do të marrin dozën e ‘Coronavac’ në Sheshin ‘Skënderbej’.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka monitoruar nga afër mëngjesin e sotëm procesin e vaksinimit në qendër të Tiranës, ndërsa ka bashkëbiseduar dhe më të moshuarit.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në rrjetin social të ‘Facebook’ të ministres, të moshuarit presin në radhë jashtë tendave, të ulur nëpër karrige. Kujtojmë që ditën e diel nisi vaksinimi masiv në të gjithë vendin për moshat mbi 70 vjeç.