Humbja me Teutën/ Gazetari Halili, Egnatia meriton respekt dhe mbështetje

Nga: Isa Halili

Të pranosh HUMBJEN është FITORJA më e madhe në futboll dhe çdo fushë të jetës.

Egnatia vijon të kryesoj në “Abisnet Superiore” edhe pas disfatës në stadiumin “Arena Egnatia” kundër Teutës me rezultatin 0-1.

Natyrshëm që humbja solli mërzi dhe irritim tek tifozët të cilët në fundin e 90 minutave e shfrenua disi fantazinë e tyre duke aloduar se ekipi nuk kishte dëshirë për të fituar. Në fakt referuar ndeshjes Egnatia e dominoi takimin me lojë dhe raste të krijuara dhe u ndëshkuan në të vetmin shans të krijuar nga skuadra e Edi Martinit, ku Realdo Fili mposhti portierin Alan Sherri.

Të shumtë kanë qenë ata që më kanë shkruar privatisht për humbjen e Egnatias dhe ky fakt më gëzon pasi të gjithë qytetarët janë të interesuar për ecurin e ekipit të tyre të zemrës.

Ajo që më shqetëson është fakti që në të parin rast ku ekipi nuk fiton fillojnë aludimet për “shitje”. Më falni, e shiti Interi ndeshjen kundër Sasuolos disa ditë më parë?! Argjentina humbi kundër Arabisë Saudite me përmbysje në takim e parë dhe në fund fitoi Botërorin në Katar.

Egnatia pamvarsisht se është një ekip fantastik në futbollin shqiptar dhe këtë e tregojnë shifrat nuk është kurrsesi perfekte apo e pa gabueshme. Mos harroni se përtej pikëve Teuta ka lojtar cilsor si Kotobelli, Kruja, Teqja, Daja, Fili apo sulmuesi Daci dhe bredetarët në tre sezonet e fundit kanë fituar titullin, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

Ne duhet të krenohemi sot me Egnatian tonë pasi na ka bër krenar me rezultatet e saj historike. Miqtë e mi, kemi luajtur për herë të parë në historinë tonë 90 vjeçare si klub në kupat e europës. Kemi fituar Kupën e Shqipërisë dhe sot jemi në krye të klasifikimit.

Jo vetëm kaq por luajmë padiskutim futbollin më të bukur në Shqipëri tashmë prej 2 sezonesh përtej rezultateve. Presidenti dhe drejtuesit po bejnë një punë fantastike aq sa në këtë Rrogozhinën tonë të njëmijë e një problemeve, futbolli është i vetmi “oaz” kënaqësie dhe argëtimi.

Besoj ndajmë të njëjtën qasje që është fat për ne që kemi në gjirin e skuadrës lojtar si Hysen Memolla, Albano Aleksi, Renato Malota, Alen Sherri, Fernando, Arbin Zejnullaii, Bledar Lila, Edison Ndreca, Emiljano Musta apo Rafael Duamena i cili ka shënuar 7 gola në shtatë takime këtë sezon.

Kjo Egnatia jonë e bukur që e ka sot zili e gjithë shqipëria për mënyrën sesi po implementon futbollin duhet mbështetur gjithmonë pasi së pari e kemi detyrim moral përetj çdo lloj rezultati. Jam i bindur që sëbashku do arrijmë rezultate historike sepse kushtet dhe mundësitë janë të shkëlqyera.

Forca Egnatia!