Sebastian Spahiu mund të largohet nga Egnatia. Mesfushori në këtë sezon ka humbur vendin e titullarit.
Kjo a bërë që lojtari të ketë pakënaqësi dhe sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se mesfushori mund të ndajë rrugët me kampionët. 24-vjeçari kërkon një fanellë titullari dhe diçka e tillë duket e vështirë t’i premtohet nga drejtuesit.
Në këto kushte Spahiu është në kërkim të një eksperience të re dhe duke qenë se jemi në periudhë merkatoje pritet të ketë oferta për shërbimet e tij.
Jemi në periudhë merkatoje dhe sigurisht 24-vjeçari do të shiojë alternativa . këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe 7 asiste në 40 ndeshje të luajtura gjithsej me Egnatian në të gjitha kompeticionet ku rrogozhinasit kanë marrë pjesë, ku ka fituar titullin dhe Kupën.