Humbi betejën me Covid19, ndërron jetë ish- kryebashkiaku i Elbasanit

Pas një beteje të gjatë me këtë të keqe që po kaplon botën, Elbasani humbi një Qytetar Nderi mikun e shtrenjtë ENGJËLL DAKLI. 

Flamurtari i orëve të para të demokracisë, inxhinieri i spikatur i Kombinatit Metalurgjik, përfaqësuesi aktiv i Elbasanit në parlament, Ministër i Punës në qeverinë Meksi dhe Kryetar i Bashkisë Elbasan ishin vetëm një pjesë nga rrugëtimi i tij i gjatë. 

Një jetë dedikuar qytetit të Elbasanit që e deshi aq shumë duke i lënë pas veprat e punët e tij të mira! 

Humbja e tij na shkaktoi shumë dhimbje duke lënë një boshllëk të madh! 

U PREHSH NË PAQE ENGJËLL! 

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dakli!