Historia e Vasip Alushi, Ylli i Besës dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës
Nga: Fatmir Efica
V A S I P A L U S H I
Lagja Zguraj, eshte me plot kuptimin e fjales, cerdhja e futbollit ne Kavaje. Aty ka lindur edhe VASIP ALUSHI, ne vitin e larget 10.12.1912. Ka qene pas asnje diskutim, nje prej futbollisteve qe dha gjithcka per Kavajen. I perket brezit te pare te futbollisteve qe, pasi u themelua “Besa” (emri i pare “Adriatiku”) me 25.10.1925, do te ishte ne formcionin kavajas krejt i “njome”. Vasipi e kishte shtepine ngjitur me fushen e vjeter sportive.
Dy hapa ne kembe ishte rruga. Kishte merakun qe sikurse vellai i madh Adili qe luante mbrojtes ashtu dhe Tahiri qe ishte portier, Vasipi te plotesonte trekendeshin familjar si pjese e ekipit. Bente me shume se nje apo dy pozicione ne fushe. Luante si mesfushor me tipare sulmuese. Gjendej aty ki ishte topi, tregojne per Vasipin ata qe e njohen nga afer. Shpejtesine e vrapimit e kishte fituar edhe prej faktit se ishte me shume se nje atlet kampion.
Vasipi e kishte kryer sherbimin ushtarak ne Elbasan. Ne kete periudhe behej nje Spartakiade ku ishin perzgjedhur 6 sportiste (atlete). Ka garuar ne garat e 400 m dhe 800 m po dhe ne 1500 m e 3000 m madje deri te garat e thellesise 10 dhe 20 km.
Ne njeren prej tyre, pasi shoket, po dhe vrapuesit e tjere ishin terhequur nga lodhja, Vasipi del i pari. Mjaftoi kaq dhe kur u rikthye ne Kavaje, Vasip Alushi shihej si nje “zog” fluturues.
Gjeti ne skuader emra te medhenj dhe u be njesh me ta. Pjestare stabel i formacionit Vasipi do te ishte pikerisht ne te parin perfaqesim te Beses me 1933 ne Katefgorine Superiore.
Kur me pare, ishte shpallur kampion ndaj “Ismail Qemalit” te Vlores me 1932 ne finalen e kategorise se dyte fituar 3-1 dhe shenoi golin e dyte te kjo ndeshje, ishte vetem 20 vjec, Vasip Alushi do te shperthente ne kete kampionatet e para me pak skuadra, sikurse dhe ne tre kampionatet e tjere te viteve 1934, 1936 e 1937 te periudhes se paraclirimit.
Krahas sulmuesit Qamil Telitit aq te famshem per cilesite e tij, Vasipi pati nje “drame” kur Lufta e dyte boterore i mori Adilin, vellane e madh qe ra deshmor i Atdheut. Kjo periudhe kaloi pa impenjime zyrtare dhe Vasipit i sherbeu jo vetem ta largonte dhimbjen por si futbollist te rritej e te behej edhe me i rendesishem per Besen.
Skuadra ne vitet e para te pasclirimit nuk kishte asgje manget se Tirana e Vllaznia, ndersa ndaj ekipeve te tjera te rretheve Besa vertete ishte nje skuader me futboll teknik, emocionues, me djem te talentuar te cilet nisen ti rrembenin skuadrat e tjera.
Me brezat e rinj qe riperterine radhet e skuadres Vasip Alushi u be kapiten dhe ishte udherrefyesi i sfidave te medha qe kaloi futbolli ne Kavaje ne vitet 1945-1953. Nuk dom te harrohen kurre ne keto vite te veshtira per futbollin, sakrificat e medha qe Vasipi bente. Konkretisht ekipet mysafire qe vinin nga qytetet e largta shtepine dykateshe te Vasipit nje nate para ndeshjes e kishin shndrruar si Hotel te tyre.
Gjenin nje mikrptje shembullore. Vasip Alushi te nesermen luante ne fushe kunder tyre dhe miqesia e sportiviteti u bene vlerat e medha te fubollit per Kavajen. Vasip Alushi ishte shume i forte ne kercimet me koke dhe kishte nje rezistence fizike te larte. Mjeshtria me topin ishte nje tjeter aspekt i shkelqimit te Vasipit.
E donin shume tifozet kavajas qe shihnin te Ai nje “yll” qe vezullonte ne fushe dhe e merte skuadren “perdore” edhe atehere kur kishte pune me kundershtare potenciale. Me brezin qe luajti vasipi i kishte te gjithe shoke. Shume te afert madje. Me te cilet ndante gjithcka. Por me njerin prej tyre, edhe pse ishte disa vite me i vogel, pikerisht Demir Karriqin, sic e pohonte dhe vete, e ndante vetem gjumi i nates e reth viteve 1980-te vdekja.
Vasipi ne kampionatet kombetaree ka luajtur 206 ndeshje dhe ka shenuar 39 gola. Ne kupat e Shqiperise 52 ndeshje, 8 gola. Ndersa ne cdo impenjim tjeter ishte lider i vertete per skuadren.
Vasip Alushi ka lene dy djem trashigimtare Rizain dhe Adilin. Qe te dy pas vitit 1990-te jetojne ne emigrim (Itali) dhe kur degjojne te flitet dicka per babane e tyre ndjehen krenare. Vasip Alushi ne pervjetore te klubit eshte nderuar me cmime te larta vleresuese °Mjeshter i Merituar i Sportit” dhe “Qytetar Nderi” i Kavajes. Mrekullisht burra si Ai, kane qene e do te mbeten perjetesisht te paharruar per cilesine dhe vlerat e larta futbollistike dhe jo vetem.
Ne kete postim perbri tekstit kemi vene edhe disa foto shume orgjinale nga kariera. Te dhuruara nga dajali i tij Adili te cilin e falenderojme per ndihmen e mbeshtetjen. Vasip Alushi ishte qytetar me personalitet te spikatur. Njeri qe e admiropnin te gjithe. Modeli i sjelljes dhe inkurajimit per futbollistet me te rinj.
Vasip pas futbollit eshte mare me tregti e gjithashtu ngriti te parin klub (kafe) Sporti (keshtu e quajti) ne te cilen vecmas kafese, ishte dhe nje tavoline bilardoje qe per te luajtur duhet te prisje gjate radhen. Vasipi ka meriten qe sebashku me dy vellezerit e tij Adilin e Tahirin, ngriten e persosen tiparet me te mira te futbollit kavajas, sedren e karakterin e larte ne fushe dhe jashte saj, pergjegjesine, kulturen qytetare dhe sportive, asete keto qe ja shtuan kredencialet kudo familjes Haxhialushi. Nderim te perjetshem meriton figura e VASIP ALUSHIT, ketij kolosi me emrin e “salduar” ne memerorien e te gjithe brezave…
100 vjetori i themelimit te futbollit ne Kavaje po afron. Eshte kjo nje arsye perse duam qe nepermjet kesaj Rubrike Sportive me titullin “Ne gjurmet e historise se madhe te futbollit kavajas”, do ti bejme jehone personazheve te medhenj…