Historia e familjes së vuajtur nga Kavaja, Mirazh Shkodra falenderon Fondacionin Firdeus dhe Elvis Naçin

Falemnderit Z.Elvis Naçi! Falemnderit Fondacionit “Firdeus”!

Pak kohë më parë njoftova Fondacionin e Z.Elvis Naçi për gjendjen e mjeruar ne të cilën  banonin Dori dhe Bora perkatesisht 14 vjec dhe 16 vjec ne lagjen time ne qytetin e Kavajes.

Pavaresisht ngarkeses se madhe qe Z.Naci kishte per rindertimin e 170 shtepive te shkaterruara nga termeti ne zonen e Thumanes me deshiren e mire dhe zemren e madhe iu perkushtua plotesisht gjetjes së fondeve per blerjen e nje banese per strehimin e kesaj familje prej 4 anetaresh dhe me Aliun, kryefamiljerin te papune.

Ne emisionin e mbremshem “Shqiptaret per Shqiptaret” qe iu dedikua pikerisht kesaj familje Z.Naçi mblodhi keto fonde nga donatore te ndryshem nga Shqiperia dhe jashte saj dhe sot edhe njehere vizitoi nga afer kete familje bashkë me bashkëshorten e tij Zj. Fatma.

Gjej rastin te falenderoj pa mase Z.Naçi dhe familjen e tij qe me perkushtimin e tyre ne keto kohe te trishta që po jetojme te na  japin nje lajm te gezuar qe edhe keto dy vajza te rriten dhe te mesojne ne kushte te mira jetese si bashkemoshataret e tyre!

Zoti i dhente miresi ketij Njeriu te madh dhe familjes te tij per humanizmin e perditshem qe po tregon duke ndihmuar shqiptaret ne nevoje!

✏️ Mirazh Shkodra