Shanset që Shqipëria të kalojnë fazën e grupeve, kundër përfaqësueseve si Spanja, Italia dhe Kroacia, janë shumë të vogla, por futbolli është i paparashikuar, e kaluara e freskët e ka vërtetuar këtë.
Pa diskutim besojnë tifozët kuqezi, por edhe në Itali besojnë se Shqipëria mund të bëjë një mrekulli në “Euro2024”:
“Shqipëria dhe Gjeorgjia janë hirushja e EURO24. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve. Për Italinë, ky do të jetë kundërshtari i parë, Shqipëria. Janë rreth 10 lojtarë të thirrur nga Sylvinho që i përkasin Serisë A ose Serisë B, pa përmendur këtu edhe të tjerë që kanë dalë nga Seria A si Manaj, Ajeti, Strakosha”, shkruan Calciomercato duke shtuar:
“Një kombëtare solide dhe intriguese, e cila fitoi grupin përpara Polonisë apo çekëve. Ndryshe nga pjesëmarrja në 2016, tani Shqipëria është më e pjekur dhe kërkon kalimin në 1/16. Sigurisht që grupi me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën është i ndërlikuar, por shqiponjat e dinë se mund të befasojnë”, shkruan e përditshmja italiane.