Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan kontrolle ditët e fundit në banesën e Ilir Beqajt dhe disa zyrtarëve të tjerë të lidhur me të në agjencinë shtetërore, Saspak, duke sekuestruar telefonave, kompjutera dhe të dhëna të tjera të nevojshme për hetimin e nisur nën dyshimet për korrupsion.
Në dosjen e SPAK thuhet se nga këqyrja e sistemeve të ndryshme dhe nga raporter e shërbimit të mbajtur nga oficerët dhe nisur dhe nga komunikimet e kryera rezulton se janë siguruar të dhënat mbi banesat e përdorura nga subjektet, konkretisht shtetasit Ermal Kurtulaj, Gazmend Prenga, Arben Dani, Sabian Kurtulaj dhe Ilir Beqaj.
Gjithashtu, oficerët e BKH-së kanë zhvilluar kontrolle edhe në shoqatën GoodHealth ku figuron i punësuar Ermal Kurtulaj dhe Sabian Kurtulaj (i cili rezulton njohje e shtetasit Elton Marini) dhe ambientet e subjekt “Albania Food Hospitability”, si dhe zyrave dhe vendit të punës në Sasak të shtetasve Ermal Kurtulaj dhe Mira Topciu.
“Banesat, automjetet, si dhe zyrat e shoqatës GoodHealth ku figuron i punësuar Ermal Kurtaloj dhe Sabian Kurtulaj (i cili rezulton njohje e shtetasit Elton Marini) dhe ambientet e subjektit “Albania Food Hospitability”, si dhe zyrave dhe vendit të punës së shtetasve Ermal Kurtulaj dhe Mira Topciu duhet të kontrollohen pasi besohet që në këto banesa, automjete dhe zyra gjendjen dokumente, si dhe të dhëna kompjuterike (në kompjuter laptop, usb e aparate telefoni e të tjera) gë lidhen me: veprimtarinë dhe eventet e kryera në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian që monitorohen nga SASPAC-U, përfshirë atë të Eussair, dhe çdo lloj programi tjetër: që lidhen me ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme tregtare, në emër ose jo të personave apo familjarëve të tyre, si dokumentacione tatimore, dokumente investimesh, futura e të tjera të kësaj natyre, mbi faturimin e investimeve, shpenzimeve; dokumentacionin qe lidhen me faturate lëshuara kundrejt projekteve apo subjekteve të tjera të përfshira në kërkesë: që mund të përmbajnë të dhëna mbi pronësi të pasurive të luajtshme të paluajtshme, bankar libra llogarish kursimi fatura transaksionesh dhe transfertash”, thuhet në dosje.