Dorjan Bubeqi dhe Besa kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre. 45-vjeçari vetëm pak muaj më parë mori postin e drejtorit sportiv te kavajasit, pasi Mirel Josa mori drejtimin e ekipit.
Por kjo aventurë për Bubeqin zgjati vetëm pak dhe palët kanë ndarë rrugët me mirëkuptim mes tyre. Tashmë Bubeqi ka marrë në dorë “frenat” e Kastriotit.
45-vjeçari do të drejtojë kështu krutanët në sezonin e ri në Kategorinë e Parë dhe synimi kryesorë do të jetë sigurimi i një vendi në “Play-Off” për të tentuar më pas edhe ngjitjen në Superiore.