Helikopterë ka, por nuk fluturojnë. Zbardhet kontrata kur dhe sa u blenë 6 mjete fluturuese

Krerët e politikës shqiptare janë përfshirë në akuza në distancë për menaxhimin e krizës së zjarreve. Zjarre të cilat do të ishin vënë nën kontroll nëse do të kishte pasur ndërhyrje nga ajri. A2 CNN sjell kontratën e Ministrisë së Mbrojtjes ku tregon blerjen e 6 helikopterëve nga të cilët dy për emergjencat civile.

Ku janë helikopterët e Shqipërisë? Kësaj pyetje nuk po i japin përgjigje zyrtarët shtetërorë në një kohë kur këto mjete janë më të domosdoshme se kurrë, dhe në kohë paqeje si këto e për një vend të vogël si Shqipëria, dedikimi kryesor i Forcave tona është përgjigjja ndaj emergjencave civile. 

MUNDËSI PUNËSIMI NE KAVAJË 👇

Zjarret janë shtrirë në zonat malore të vendit ku ndërhyrja nga ajri është e domosdoshme dhe rezulton që të ketë edhe ndërhyrje si këto.

A2 CNN risjell kontratën që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë Airbus Helicopter për të blerë 6 helikopterë.

Sipas kësaj kontrate të miratuar në 31 korrik 2014, shteti shqiptar ka blerë katër helikopter nga të cilët 4 janë të modelit cougar ushtarak, ndërsa dy të tjerë janë helikopter për emergjenca civile.

Vlera e këtyre gjashtë mjeteve fluturuese ishte e kripur mjaftueshëm për financat shqiptare, plot 78.6 milionë euro.

E në një kohë kur janë shpenzuar kaq shumë para, me të drejtë lind pyetja, përse nuk vihen në punë të gjitha mjetet për të vënë nën kontroll dhe për të shuar flakët që kanë përfshirë disa zona të vendit?