Hasan Germani, Nga golashënuesi më i mirë në histori tek kolosi i trainingut kavajas dhe historia e Besës

HASAN GERMANI, kolosi i trainingut kavajas

Marre nga Sektorit i Sporteve, Bashkia Kavajë

E kane quajtur jo me kot, USTA te trainingut te Besa e Kavajes. Brezat e shumte te futbollit nuk do ta harrojne kurre vepren qe la pas HASAN GERMANI. Ne fushe e jashte saj si futbollist e ca me teper si traner, personifikonte njeriun universal.

Shume bashkepunues per te ridimensionuar arritjet e ekpit Besa ne vite e dekada. I pakursyer deri ne vetmohim per t’i sherbyer kauzes se shendoshjes se futbollit duke pergatitur sa e sa talente qe kane nderuar nder breza historine e traditen e madhe te futbollit kavajas.

Viti 1958, BESA, nenkampionee Shqiperise
HASAN GERMANI jo vetem ka luajtur por ka qene ne kulmin e karieres se tij si futbollist ne nje prej viteve te pare qe shenoi nje “buum” te madh per kohen.

Si futbollist i brezit te 1958-es, Besa kishte vene fuqishem kandidaturen per tu shpallur kampione e vendit. Edhe pse superfuqite e asaj kohe tre skuadrat kryeqytetase Tirana, Partizani e Dinamo, nuk “ngopeshin” me tituj e kupa. Vetem pas ndeshjes se humbur ne Korce me Skenderbeun 0-2 , kavajasit mbyllin nje vend me poshte se Partizani pozicionimin e tyre, duke mbetur nenkampione te Shqiperise.

Hasani ishte nje sulmues potencial ne brezin e kesaj periudhe, perkrah emrave te tjere te medhenj si: Shefqet Topi, Vaid Cara, Dhimiter Dimroci, Allaman Idrizi, Ali Karriqi, Ali Felahi, Qemal Gavardari, Esat Dollia, Andon Simaku, Fatbardh Zhelegu, Tahir Daja, Selim Gjoci, Haziz Bejtaga, Ramazan Merhori, Musa Mahmudaj, Muhamed Kuci, Mustafa Saraci, etj. Kampionati i 64 viteve te shkuara, mos harrojme se luhej vetm me tete 8 (skuadra). Besa konkuronte me nje dinjitet te pashoq dhe ishte per tu admiruar ne cdo komponent.

Rezultatet e skuadres kavajase u evidentuan me se miri me skuadrat “BIG” te futbollit elitar shqiptar, madje ishin mjaft pozitive ne kete kampionat. Me Partizanin 2-1 e 0-4, me Tiranen dy barazime 1-1, me Dinamon 0-0 e 2-0, me Skenderbeun 0-0 e 0-2, me Vllaznine 3-1 e 0-2, me Flamurtarin dy fitore 2-0 e 2-1, dhe me Teuten po dy fitore 2-0 e 2-1.

HASAN GERMANI ishte golashenuesi me i mire i Beses ne kete kampionat duke u renditur mes pas te medhenjeve Skender Jareci (Dinamo), Kolec Kraja e Refik Resmja (Partizani).

Gjate fazes se pare te vitit 1958, Besa arriti te kyesonte disa here renditjen duke qene ne vend te pare., dicka qe per futbollin kavajas nuk eshte se ndodhte aq shpesh. Vecanerisht me 4 fitoret ne 4 javet e para te fazes se dyte, kavajasit per here te pare ne histoerine e tyre, kishin vene seriozisht kandidaturen per te qene kampione te Shqiperise.

Por 3 jave para finishit nje humbje e befte ne Korce 0-2, beri qe Partizani te perfitonte dhe ta mbyllte kampionatin me 19 pike, kundrejt nje pike me pak (18) qe kishte Besa.

Pavaresisht se mbeti nenkampione, Besa e brezit te Hasan Germanit me shoke rikonfirmoi shume pozitivisht ate tradite te mrekullueshme futbollistike qe ka patur Kavaja, duke mbetur edhe sot nje kujtim i paharruar madje nder me te cmuarit, pasi vetem ne sezonin 2009-‘10 Besa ka arritur te rikthehet serish dhe te perserise me te njejtin format (po si nenkampione), suksesin e 1958-es.

Nder kontigjentet e futbollisteve te Beses qe Hasan Germani kishte shume per zemer ishte Besa e viteve ’70-te me lojtare si Muharrem Kariqi, Nimet Merhori, Haki Arkaxhiu, Besnik Dyla, Naim dhe Bajram Hushi, Naim Allaj, Bujart Pagria, Zenel Kashami,, Azem Mullaliu, Vullnet Dedej, Shyqyri Qerolli, Xhemil dhe Dashnor Bajaziti, Durim Shtini, Vasio Xhihani, Hasan Zyla, etj.

GERMANI themnelues i klasave sportive
Ne vitin 1973 jane hapur per here te pare klasat sportive per futbollin dhe Hasan Germani, sebashku me Hysni Kapidanin dhe disa specialiste te tjere te shquar te lendes se Edukimit Fizik si Vullnet Dedej, Bajram Hushi, Rustem Markabeu, etj. punuan me talentet e reja kavajas, dale nga shkolla 9-vjecare “Fiqiri Kuri”.

Merita e Germanit ishte se kishte ditur te zgjidhte qe ne “embrion” lojtare me karakteristika specifike, teknike dhe fantazi qe do te spikatnin fort mire te Besa.

Syri i Germanit qemtonte kujdesshem ne menyre te pagabueshme talente “bio” qe dilnin nga kampionatet e rrugicave apo ndeshjet qe organizoheshin bukur vite me pare nga Shtepia e Pionierit dhe quheshin “Kampionati i rrugicave e lagjeve”.

Nese Germani vinte “shenjen” duke thene “ti djale na duhesh e do te vish te Besa”, gjithcka merte karakter vertete vleresues e ndihmonte mjaft perspektiven e futbollisteve.

Rekord golash (7) ne nje ndeshje me Apolonine
Vetem Qamil Teliti ndaj Elbasanit ne vitin 1942 dhe Hasan Germani ndaj Apolonise ne vitin 1959 jane dy futbollistet kavajas qe kane shenuar 7 (shtate) gola ne nje ndeshje.

Per Hasan Germanin kjo kuote eshte fiksuar ne nje ndeshje per Kupen e Gazetes “Bashkimi”. Madje luhej ne transferte. Ne Fier dhe Besa fitoi 7-1. Te shtate golat kane nje firmetar, goleadorin Hasan Germani qe shenonte nga cdo pozicion.

Kurioziteti me i madh eshte se ne kete kohe te Apolonia luante kavajasi “Tarzani” Qamil Teliti qe ishte ne mbyllje te karieres dhe ai pa me syte e tij se si nje kavajas tjeter, konkretisht Hasan Germani e barazoi rekordin e tij te 7 golave ne nje ndeshje, pikerisht ne …myzeqe.

Penalltist me i pagabueshem ne historine Beses
Plot 39 penallti ne karieren e Hasan Germanit si futbollist jane regjistruar te gjitha te shndrruara ne gola nga bomberi kavajas qe behet keshtu lojatari i vetem me asnje penallti te humbur.

Perkundrazi te gjithe te shenuar dhe madje duke i bere portieret kundershtare te ndjeheshin keq. Prej dy menyrave te ekzekutimit me shume mjeshtri. E para ishte shuti i forte (“bombe”) qe i bente portieret te tkurreshin. E dyta, mjeshtria te me golat e shenuar nga penalltite lidhej me mashtrimin e portiereve. Topin e conte gjithmone ne anen e kundertet me hedhjen e tyre dhe keta te fundit (portieret) dilnin gjithnje “zbuluar” e te zhgenjyer.

Pertej kuriozitetit/ NOTAR jasshtezakonshem.
HASAN GERMANI pertej se ka qene nje futbollist dhe nje trajner me kontribute fantastike te Besa e Kavajes, nder te tjera ishte edhe nje… NOTAR i jashtezakonshem. Kavaja eshte qytet bregdetar dhe ndryshe nga cdo qytetar tjeter qe pushonte ne plazhin e Golemit e lahej ne det, Hasani kishte nje pasion deri ne “cmenduri” duke pershkuar me not jo metra, por kilometra te tera.

Shkonte, sic thoshte populli, deri te vaporet, duke hyre ne mengjes ne uje dhe dale pasdite. Disa here njesite e Flotes Detare e ndalnin duke e kthyer. Derisa e detyruan Hasanin te ndrroje “kurs” duke pershkruar itinerar tjeter. Bente me not aksin nga Golemi deri ne portin e Durresit dhe kthim. Vertete do te mbahej mend gjate si nje notar kalibri.

Kur drejtonte Besen dhe faza pergatitore kryhej ne plazhin e Golemit, traineri Germani praktikonte shpesh me futbollistet seanca noti qe eshte nje sport fantastik, per ti vene ne levizje te gjithe gjymtyret e fizikut te cdo sportisti. Vecanerisht futbollistet kavajas perfitonin mjaft edhe nga kjo gje.

Vizita ne “San Siro” me… veteranet e BESES
Duke qene per shume kohe Kryetar i Shoqates se Veteraneve te FC.”Besa”, saktesisht per mbi 10 vite, Hasan Germani ne vitin 2013, ne nje aktivitet organizuar ne nje nga lokalet e bukur te plazhit te Golemit, per te nderuar ish-shokun e brezit te vet Fatbardh Zhelegu, i pati paraqitur nje propozim interesant Bashkise se Kavajes, per te iu mundesuar ndjekjen sebashku me nje grup te veteraneve te Beses, nje ndeshje kampionati te Serise “A” ne Itali.

Me respektin qe gezonte dhe autoritetin e nje mjeshtri, i peshonte shume fjala. Nuk vonoi shume dhe e kerkesa e Usta Hasanit jo vetem qe nuk u muar si nje “shaka e rastit”, por u vleresua shume seriozisht.

Dhe me …8 dhjetor 2013 nje grup prej 44 veteranesh te Beses se Kavajes, ndoqen ne stadiumin mitik “San Siro” te Milanos ndeshjen e serise “A” Inter – Napoli. Besa qendroi per 3 (tre) nete ne “Atahotel”, aty ku ka “folene” (rezidencen) e vet Milani i famshemm. Ishin tre dite te paharruara per kete guide.

Veteranet e Beses u mbushen me mbresa te pashlyeshme edhe nga nje protokoll vizitash te tjera si ne qytetin Lugano te Zvicrres apo shkuarja ne Torino per te pare stadiumin e ri ku luan “zonja e vjeter” Juventusi i madh. Kur u kthye ne Kavaje, prej kenaqesise se mare nga kjo vizitie e paperserishme dhe shume mbreslenese, Hasan Germani pati thene me ciltersi nje fjale te urte “tani le te vdes”…

Cmimet e fituara me merite nga HASAN GERMANI

Me respektin e madh te fituar nga puna e sakrificat e larta sportive, Hasan Germani eshte nderuar me cmimet e larta “Mjeshter i Merituar i Sportit”, “Mirenjohje” dhe “Qytetar Nderi” i Kavajes. Te gjithe e kane thirrur profesor pasi te impononte me njohurite qe transmetonte, veti dhe tipare me te cilat ne karieren e tyre shume futbolliste te Beses se brezave nga 1960-1990, edhe si shok skuadre apo dhe si trainer kane mare mesime aq te cmuara nga prof. Hasani.

Per vete rezultatet e shenuara nga Besa ne vitet 1968 deri me 1989, pra per afro 20 vite, HASAN GERMANI, ka qene dhe do te mbetet traineri me i mire kavajas i te gjithe kohrave. Personalisht Germani ka qene mjaft modest dhe thoshte me krenari se nuk kane rendesi cmimet e mia.

Por ecuria e Beses dhe afirmimi i futbollisteve te shquar per qytetin dhe Shqiperine. U gezua shume Hasani qe Besa ne vitet 2007 e 2010 arriti te fitoje dy Kupa te Shqiperise dhe me 2010 edhe Superkupen, suksese qe e lumturuan aq shume ate. Si cdo njeri tjeter ne Kavaje per keto trefe Hasan Germani sa nuk “fluturonte” nga gezimi…

Skeda: HASAN GERMANI
Datlindja: 04.07.1932
Vendlindja: Kavaje
Arsimimi: Universiteti i Tiranes
Kariera sportive:
Si ish-futbollist: Besa e Kavajes 1949-1962
Ekipe te tjera: Me Tiranen ne ndeshjet nderkombetare.
Me Kombetaren e Shqiperise: 1960-1962
Si trainer: Me Besen e Kavajes ne vitet 1969-1971, 1973-1975, 1978-1981, 1982-1987 si dhe te Egnatia e Rrogozhines me 1988-1991

Përgatiti : FATMIR EFICA

Falenderojme per fotografite Gentian dhe Eda Germani (Veliu)