Hapja e negociatave/ Oliver Varhelyi mesazh qytetarëve shqiptarë: Duam që të jeni pjesë e familjes europiane, rruga juaj sapo ka nisur

Komisioni për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi iu drejtua shqiptarëve me një mesazh nga Brukseli duke theksuar se nga sot ata janë pjesë e familjes europiane.

Ai u shpreh se sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri për vendin tonë.

“Jam i kënaqur që hapim këto negociata me Shqipërinë. Përgëzoj përfshirjen e shteteve anëtare të BE që na kanë ndihmuar për të mbërritur këtu ku jemi sot. Ky vendim konfirmon rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE.

8 vite pas statusit të vendit kandidat sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri. Mesazhi im për shqiptarët është shumë i thjeshtë. Ne duam që të jeni pjesë e familjes europiane dhe kjo as që diskutohet. Nga sot e tutje do të injektojmë më shumë besueshmëri.

Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE sapo ka nisur dhe jemi gati për ta bërë të mundur sa më shpejt që të ndodhë”, tha ai.