Hapi dritare pa leje për studio muzikore, dënohet me tre vite burg këngëtari, Bojken Lako


Këngëtari dhe kantautori i njohur Bojken Lako është dënuar me 3 vite burg. 

Lako është dënuar për ndërtimin paleje të disa dritareve (4) në një ndërtesë që kishte marrë me qira dhe që do ta kthente në studio muzikore. 

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha e ka dënuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm” për qëllime fitimi. 

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Bojken Lako është dënuar me 3 vite shërbim prove dhe i duhet të paguajë gjobën prej 500 mijë lekësh (të vjetra) ndaj IKMT.