Hapet Resorti i Ri në Golem, Epidamn White Sensation hap dyert për të pritur turistë nga e gjithë bota

Bregdeti i Kavajës po bëhet gjithnjë e më shumë terheqës për pushues vendas dhe të huaj.

Dje ka hapur dyert për të pritur tursitë nga e gjithë bota Resorti më i ri në bregdetin e Golemi, Epidamn White Sensation.

Ky Resort nuk është vetëm hoteli më i ri në Golem, Kavajë por një revolucion në arkitekturën e tij të veçantë dhe padiskutim në standardin e shërbimit!

Pranë detit ofron për pushuesit një eksperiencë komplet ndryshe; që nga kulinaria, tek ambientet e kuruara në detaje dhe te argëtimet e shumta përgatitur me përkushtim nga stafi i dedikuar!

Epidamn White Sensation, një arsye më shumë për të vizituar bregdetin fantastik të Kavajës për pushime të paharrueshme. /Kavaja.Net