“Hape kamionin z.drejtor!”, e-maili për Gazhelin, zyrtari i Doganave denoncon eprorët që nuk lejojnë kontrollin e subjektit me mallra kontrabandë

Zbulohet e-maili i zyrtarit të lartë të doganave mbi kontrabandën sistematike që lejohet nga ky institucion. News24 ka arritur të sigurojë emalin që përgjegjësi i anti-kontrabandës detare informon me 4 mars 2021 drejtorin e përgjithshëm të doganave Genti Gazheli, zëvendës drejtorin e përgjithshëm Eldi Hoxha, drejtorin e anti kontrabandës Ilia Bili dhe vetë ministren e financave të kohës Anila Denaj, për një për rast konkret me një kamion të dyshuar për kontrabandë me vlerë të madhe dhe ndërhyrjen e shefave të doganës për të mos lejuar kontrollin.

Në e-mail thuhet se po atë ditë më 4 mars 2021, përgjegjësi i anti kontrabandës tokësore ka kthyer për kontroll doganor deklaratën doganore më numër R 18430 që i përket subjektit “Emi trans” shpk, dhe se bëhet fjalë për mallra që transportoheshin me një kamion.
Në informacion thuhet se eprorët lart po bëjnë çështje e mundur që ky mjet I dyshuar për kontrabandë të mos kontrollohet.

Dyshimi bazohet në prova konkrete, pasi ky subjekt gjatë kohës që zyrtari denoncues ka drejtuar antikontrabandën është kapur dy here me mallra kontrabandë, është penalizuar me gjoba dhe malli është sekuestruar. Genti Gazhelit dhe vartësve të tij u kërkohet që të ndiqen me korrektësi procedurat doganore për kontroll, duke verifikuar sasinë e mallit, vlerën e tij, faturat e paraqitura. Në e-mail thuhet se kamioni është i mbushur me mallra marke të falsifikuara që shiten në dyqanet shtrenjta të bllokut dhe se faturat janë me vlera qesharake.

Përgjegjësi i anti kontrabandës detare ka kërkuar që edhe vete ai të jetë i pranishëm në kontrollin ndaj subjektit në fjalë.

Përgjegjësi i anti kontrabandës detare ka kërkuar që edhe vete ai të jetë i pranishëm në kontrollin ndaj subjektit në fjalë.

 

Madje ai ngre alarmin se ka dyshim të madh që mjeti mund të manipulohet gjatë natës, vetëm e vetëm që të mos kontrollohet ditën e nesërme.

Përgjegjësi i anti kontrabandës detare, sfidon edhe drejtorin e përgjithshëm të doganave Genti Gazheli, duke iu drejtuar drejtpërdrejtë në fund të emalit që ‘hape kamionin’ për të vërtetuar thëniet e tij, në të kundër do të ketë shumë pikëpyetje.