Eksperti i IT-së, Gent Progni nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se është hakeruar salla e datacenter të policisë së shtetit dhe që prej mbrëmjes së djeshme nuk punojnë sistemet duke përfshirë 112, TIMS dhe Memex.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë ekspertëve të IT-së që të japin një ndihmesë në zgjidhjen e problemit të policisë.
Gijotina.com tentoi që të marrë një përgjigje nga policia e shtetit teksa iu tha që 112 nuk punon sepse sipas tyre kishte problem kompania telefonike, ndërsa për problemet e tjera nuk kishte asnjë lloj reagimi.
Zëdhënësi i policisë së shtetit Gentian Mullai akoma nuk i është përgjigjur pyetjes që ne i kemi nisur.
Pak ditë më parë u raportua për një tentativë grabitje në një karburant në Kamëz dhe sipas policisë nuk ishte e vërtetë dhe kërkoi që mediat të konfirmonin më parë lajmet duke pyetur policinë.
Në momentin që media kërkon të konfirmojë lajmet, policia nuk përgjigjet.