Publikohen të tjera të dhëna personale të shtetasve shqiptarë. Këtë herë në rrjetën e hackerave iranianë kanë rënë informacione në lidhje me të dhënat e punonjësve të Ministrisë së Brendshme.
Homeland Justice i kanë publikuar të dhënat në rrjetin Telegram. Mes këtyre informacioneve janë certifikatat e sigurisë dhe dëshmitë e tyre të penalitetit.
Kjo nuk është hera e parë që të dhëna sensitive dalin në publik pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.