Policia e Tiranës njofton se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Kombinat.
Një motor ka përplasur një grua, e cila është dërguar për kurim në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2020, rreth orës 17:40, në Kombinat, motorri me drejtues shtetasin I.Xh., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.M., 51 vjeçe, e cila ndodhet në sptal, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Bw