Groposi fqinjin e mitur, 38-vjeçari vite më parë kishte tentuar të vriste një vajzë 16-vjeçe. Klodian Çalamëni pranon krimin makabër në polici

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen makabër të ndodhur në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 8-vjeçar u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji i tij.

Ky i fundit, 38-vjeçari Klodian Çalamëni, i cili tashmë është arrestuar nga policia, ka tentuar që vite më parë të kryejë një akt të tillë. Ai në 2013-ën më parë ka marrë peng një vajzë të këtij fshati, 16-vjece të cilën e kishte fqinje, por kjo e fundit ka shpëtuar mrekullisht.

Për gati 20 minuta ai bashkë me një shokun e tij, kanë kërcënuar me jetë 16-vjecaren. Por fatmirësisht ajo arriti që të shpëtonte, ndërsa Çalamëni vijoi jetën i lirë. Autori i ngjarjes, ka pranuar krimin e rëndë në polici.