Gripi i shpendëve/ Ministrja e Bujqësisë ben mjeken: Konsumoni mish pule dhe vezë, mjafton të gatuhen në 80 gradë


Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca siguroi qytetarët shqiptarë se nuk ka asnjë rrezik për infektimin nga gripi i shpendëve nëse konsumojnë mish pule ose vezë të gatuara në temperaturë 80 gradë celcius.

“Duhet të konsumojmë mish pule. Nuk rrezikohemi nga ky konsum. Nuk mund të infektohemi as nga veza nëse gatuhen në temperaturë mbi 80 gradë”, tha ministrja.

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin Opinion, Krifca, shtoi gjithashtu se personat me riskun më të lartë për tu kontaminuar nga gripi i shpendëve, nuk janë konsumatorët, por punonjësit e stabilimenteve të pularive.

“OBSH dhe FAO nuk gjejnë asnjë evidencë se si ky infektim  mund të kalohet te njeriu nëse ushqimet gatuhen në 80 gradë, siç gatuhen normalisht. Personat më me riskun më të lartë për tu kontaminuar janë punonjësit e stabilimenteve të pularive, por ata sigurisht janë të veshur me veshje anti-virus në respekt të masave të bio-sigurisë dhe respektojnë masa të caktuara”, tha Krifca.