Grida Duma për zgjedhjet lokale: Të dalim me një kandidat! Askush nuk mund ta çojë PD në skenarin e 6 marsit

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se askush nuk mund ta cojë PD në skenarin e 6 marsit, ku ajo humbi zgjedhjet e pjesshme në disa bashki. Në një komunikim me gazetarët, deputetja demokrate u shpreh se opozita duhet të dalë me një kandidat, duke theksuar se shqiptarët presin unifikim të opozitës.

“Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çoje më PD në skenarin e 6 marsit. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët dhe më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo të mëdhenj brenda vetes e kemi detyre”, u shpreh Duma.

E pyetur nëse kandidatët duhet të dalin përmes primareve, Duma u shpreh: Mënyra sesi identifikohen kualitetet e mira për të garuar, mund të jenë edhe primarët.  Derisa diskutojmë që ka bashki për aleatët mirëkuptimi dhe vazhdimi i diskutimeve duhet të jetë i gjithanshëm.