Grida Duma lë mandatin e deputetes: Momenti më i vështirë për mua!

Ashtu siç pritej, Grida Duma ka dorëzuar mandatin e deputetes. Nga Kryesia e Kuvendit, ajo tha se kjo është një nga momentet më të vështira, por edhe më të rëndësishmet.

Grida Duma: Momenti i vështirë për mua dhe i rëndësishëm. Faleminderit që keni Ardhur dhe çfarë këni bërë në oborret e PD. Pak çaste më parë kam dorëzuar mandatin

Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj ky është vendimin i duhur. Unë mendoj që në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen vetëm  kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve.