Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, ku shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.