Glaukoma është një sëmundje që shkakton dëmtimin progresiv të nervin optik të syrit, dhe nëse lihet për një kohë të gjatë pa u trajtuar çon në VERBËRI.
FAKTORËT KRYESORË TË RREZIKUT
-Mosha (veçanërisht mbi 40vjeç)
-Faktorët gjenetikë (histori familjare e glaukomës)
-Diabeti
-Miopia dhe hipermetropia e lartë
-Përdorimi i kortikosteroideve për periudha të gjata
-Dëmtimet fizike në sy
TIPET E GLAUKOMËS
•Glaukoma me kënd të mbyllur është një ndër format e glaukomës dhe ndodh kur irisi është shumë afër këndit të syrit, ku bëhet drenimi i lëngut të syrit.
Në rastet kur bllokimi është i plotë presioni rritet shumë shpejt, kjo është një fazë akute (bllok akut) dhe është një emergjencë , ku pacienti duhet të paraqitet shumë shpejt tek okulisti Kjo shoqerohet disa lloj shenjash si: shikimi papritur turbullt, dhimbjeve të forta motilitetit okular, dhimbje koke, të vjella.
Në disa raste të tjera tipi i glaukomes me kënd të mbyllur zhvillohet ngadalë, kjo është faza kronike nuk ka simproma, ulja e shikimit është e ngadalët dhe e parikthyeshme.
•Me glaukomën me kënd të hapur nuk ka shenja paralajmëruese ose simptoma të dukshme në stadet fillestare. Kjo nuk jep shenja klinike, kjo avancon ndër vite, fillon të ulë pamjen periferike, domethënë fushën pamore në periferi deri sa vjen duke u ngushtuar.
•Glaukoma me kënd normal Tek këto njerëz edhe pse vlerat e presionit të syrit janë brenda normave ata shfaqin dëmtime në fushën vizive dhe dëmtime të nervit optik.
DIAGNOZA E GLAUKOMËS VENDOSET:
-Matja e tensionit të syrit (10-22mmHg norma)
-Të testohet shikimi periferik (fusha vizive)
-Inspektimi i kemdit te drenit (gonjoskopia)
-Të egzaminohet trashesia e kornese (pakimetria)
-OCT e nervit optik (percaktimin edemtimit te fibrave te nervit optik)
TRAJTIMI I GLAUKOMËS
-Medikamentoz ilace me pika për sytë. Duke i përdorur cdo ditë këto medikamente ulin presionin e syrit. Disa veprojnë duke ulur sasinë e lëngut të formuar. Disa ndihmojnë që lëngu të drenohet më mirë përmes këndit.
-Kirurgjikal
Trabekuloplastika për pacientët me glaukomë me kënd të hapur. Ku përdoret lazeri në mënyrë të krijohet këndi i drenimit te lengut te syrit.
Iridotomia për pacientët me glaukomë me kënd të mbyllur. Kyperdorimi i lazerit për të krijuar një vrimë në iris që ndihmon lëngun të drenojë në këndin e drenimit.
Trabekulotomia në këtë operacion kirurgu krijon një flap në sklerë (pjesa e bardhë e syrit).
Krijohet nje xhep në konjuktivë I quajtur blebi I filtrimit. Fshihet zakonisht poshtë kapakut të syrit dhe nuk shihet. Lëngu ujor mund të drenojë përmes flapit , ku fluidi absorbohet nga indet përreth syrit, duke ulur presionin.