Gjyqi mes Kokalarit dhe Salianjit/ GJKKO merr vendimin, ja gjoba ndaj deputetit demokrat (FOTO)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë vendimin sot lidhur me padinë  për shpifje të Evi Kokalarit ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji.

Në bazë të vendimit Salianji  është shpallur fajtor për fyerje ndaj Kokalarit dhe është gjobitur me 50 mijë lekë. Sipas këtij vendimi gjoba nga deputeti duhet të shlyhet brenda një viti.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar dhe Kokalari e cila shkruan se i është mirënjohëse trupës gjykuese ndërsa paralajmëron figurat politike mos të bëjnë sulme të tilla që tejkalojnë çdo normë.

Kujtojmë se përplasjet e tyre nisën disa muaj më parë ku aktivistja që mbështeti Berishën në lëvizjen e tij pati debate me disa eksponentë të PD-së.

Pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së prej Bashës, nisën debatet the ‘thumbat’ e parë mes Salianjit dhe Kokalarit.

Kokalari paditi për shpifje deputetin e PD-së, pasi ky i fundit tha se bashkëshorti i saj ishte pjesë e Agimit të Artë, partisë të ekstremit të djathtë në Greqi.

Vendimi:

Reagimi i Evi Kokalarit:

Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar -SPAK, sapo shpalli fajtor deputetin Ervin Saljanin për veprën penale të “Fyerjes” në drejtimin tim. Shumë mirënjohëse ndaj Gjykatësit Erion Bani, Prokurorit Elvis Goga, dhe sidomos avokates time Endira Bushati.
Deputetët dhe politikanët tanë duhet të bëjnë shumë kujdes me sulmet politike ndaj kundërshtarëve të tyre politik. Tejkalimi i normave është e papranueshme.