Gjykata e Lartë lë në burg Lefter Kokën, ish-ministri i arrestuar për aferën e inceneratorëve


Gjykata e Lartë ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për aferën në inceneratorëve.

Bashkë me Kokën në burg kanë mbetur edhe tre zyrtarë të tjerë, duke rrëzuar kështu kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Anëtarët e gjykatës së lartë nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës, Arenc Myrtezanit, dhe Pëllumb Abeshi, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimve.

Ndaj Lefter Kokes rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

REKURSI QE BERI KOKA

Në rekurs Koka kerkoi heqjen e masës së sigurisë arrest me burg të vendosur më 2 janar të këtij viti, për shkak të probleme shëndetësore. Por sipas Gjykates se Lartë, organi i akuzës nuk ka arsyetuar në asnjë pjesë të kërkesës për vendosjen e masës se sigurimit, në lidhje me papërshtatshmërinë e masave të tjera të sigurimit, ndërkohë që është detyrim ligjor i tij që të argumentojë se pse masat e tjera të sigurisë nuk janë të përshtatshme për t’u aplikuar.

DJE U LIRUA ALQI BLLAKO

Nderkohe dje Gjykata vendosi t’ia plotësojë kërkesën për ‘arrest shtëpie’ Alqi Bllakos, pasi ish-numri dy i dikasterit të Mjedisit çoi në Gjykatë argumentin që lidhej me sëmundjen e njërit prej fëmijëve të tij.

Ndonëse ndaj tij rëndojnë dy akuza, ajo e korrupsionit dhe e shpërdorimit të detyrës, Bllako, që në krye të herës i kërkoi Gjykatës që t’ia zëvendësonte burgun pa afat me një masë tjetër për shkak të rrethanave familjare si dhe paraqiti argumentin që ai nuk do të largohej, por do të ishte në dispozicion të hetimit. Në fakt, edhe pse gjithçka u mbajt e fshehur, Bllako u largua në kohën kur ndaj tij ishte lëshuar urdhri i arrestit dhe madje, sipas SPAK, edhe mbikëqyrej me punonjës Policie, por që nuk kishin mundur ta verifikonin në momentin që ishte larguar. Por me këtë fakt nuk u mor asnjë institucion i drejtësisë edhe pse për më shumë se 12 orë nuk dinte të thoshte se ku gjendej i shumëkërkuari i Policisë dhe i Prokurorisë së Posaçme.