Rreth 5 muaj pas dënimit në Shkallën e Parë dhe pak ditë pas dënimit përfundimtar në Apelin e Posaçëm të Fredi Beleri. Zbardhet një vendim të GJKKO-së, që me sa duket ka vendosur të “çmontojë” po vetë procesin e kundërshtuar me forcë nga mbrojtja e tij.
Vendimi është marrë që më 26 prill nga gjyqtarja Elsa Ulliri, por i është dërguar në qeli kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës këtë të enjte në qelinë ku ndodhet në IEVP Fier. Bëhet fjalë për një ankim të mbrojtjes i bazuar në disa shtylla kryesore.
Së pari kallëzimi penal për deklarim të rremë të Arsen Ramës, i ashtuquajtur bashkëpunëtori i policisë.
Së dyti, Shpërdorimi i detyrës nga prokuror, gjyqtarë dhe policia e Vlorës.
Veprat penale për të cilat është bërë kallëzimi janë “Falsifikimi i dokumenteve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Korupsioni aktiv i dshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, parashikuar nga nenet përkatëse të K.Penal.
E teksa Prokuroria e Posaçme vendosi të mos regjistrojë procedim penal për kallëzimin e Belerit, mbrojtja e tij ankimoi vendimin e mosfillimit të hetimit nga SPAK në GJKKO.
Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri theu mitin ku pothuajse të gjitha kërkesat e Belerit ishin rrëzuar, duke marrë vendim detyrues, që urdhëron SPAK, të kryejë veprime hetimore rreth pretendimeve të mbrojtjes.
Dhe nëse këto pretendime qëndrojnë, do të regjistrohej edhe një moment i paprecedentë, ku të gjitha veprimet e mëparshme të gjyqësorit ndaj Fredi Belerit të shpalleshin nul, përfshirë edhe ato për dënimin e tij në dy hallkat e gjyqësorit.
“Gjykata vlerëson se ankimi në disa pjesë të tij gëzon mbështetje në ligj e në prova dhe për pasojë kjo kërkesë duhet pranuar pjesërisht vetëm në lidhje me këto pretendime të cilat do analizohen në vijim të këtij vendimi”
Më pas gjykata jep analizën mbi çështjet për të cilat urdhëron SPAK të kryejë hetime.
“Gjykata, konstaton se vendimi për mosfillimin e procedimit penal të marrë për rastin konkret nga ana e Prokurorisë së Posaçme është rezultat i empirike, jo të thelluara me karakter verifikues nga ana e Prokurorisë, të cilat kanë çuar në veprimeve konkluzione të nxituara dhe jo të mbështetura në prova e ligj. Gjithashtu, Gjykata konstaton se nuk është argumentuar në vendim në lidhje me çdo pretendim që ka patur kallzuesi në kallëzimin penal të paraqitur”
Sipas SPAK, fakti i kallzuar është i vërtetë, por ky fakt nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, e thënë më thjeshtë, të gjitha pretendimet e Belerit sipas tij, kanë gjetur zgjidhje në gjykim apo në fazën e hetimeve. Por ndryshe arsyeton gjykata.
“Në lidhje me këtë konkluzion, Gjykata vlerëson se nuk është në përputhje me ligjin, duke qenë se pala ankuese/kallëzuesi nuk ka patur pretendime dhe nuk ka paraqitur kallëzim për vlerësimin/et e bëra nga gjykatat me vendimet e tyre përkatëse dhe për çmuarjen e provave nga ana e tyre në të gjitha çështjet ku ai ka patur cilësinë e personit nën hetim, ankuesit apo edhe të pandehurit”.
Më tej GJKKO, vlerëson se SPAK duhej të kishte analizuar dhe krahasuar dëshmitë dhe deklarimet e shtetasve Arsen Rama e Ermal Ajdini gjatë gjykimit të themelit si dhe deklarimet përkatëse të dhëna nga shtetasi Arsen Rama në fazën e hetimeve, me qëllim konkludimin nëse ndodhemi përpara deklarimit të rremë dhe falsfifikimit.
Beleri pretendon se deklarimet e dhëna në fazën e hetimeve paraprake para oficerit të policisë gjyqësore dhe dëshmia e dhënë gjatë gjykimit, na Arsen Rama, kanë përmbajtje të ndryshme si dhe nuk janë të vërteta, telsa GJKKO i tërheq vëmendjen SPAK mni pasojën ligjore të konsumimit të veprave të tilla penale.
“Përmbajtja dhe vërtetësia e deklarimeve gjatë hetimeve paraprake dhe e dëshmisë gjatë gjykimit shërbejnë dhe luajnë rol të rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme penale dhe venien para përgjegjësisë penale të personave fajtor, e kundërta sjell efekt të kundërt, duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve në kundërshtim me ligjin”
Por çfarë duhej të kishte bërë Prokuroria e Posaçme përballë këtyre pretendimeve të palës ankuese?
“Për të përcaktuar se cili prej deklarimeve të kundërta është i vërtetë, nga ana e prokurorit duhet të ishin administruar deklarimet e dhëna nga shtetasi Arsen Rama në fazën e hetimeve paraprake, si dhe vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të analizohej pëmbajtja e tij për të konkluduar se cili nga deklarimet është konsideruar si i vërtetë nga ajo gjykatë dhe që ka shërbyer më pas për deklarimin fajtor të kallëzuesit si dhe nëse janë konstatuar mospërputhje midis deklarimeve të tij dhe provave të tjera të administruara në gjykim, siç pala ankuese pretendon”.
Gjyqtarja Ulliri thekson më tej se, nga ana e organit të akuzës nuk është bërë asnjë vlerësim në lidhje me pretendimin për ekzistencën e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Fredi Beleri ka pretenduar se Arsen Rama ka gënjyer para Gjykatës kur ka dëshmuar se ka shkuar në Vlorë dhe ka nënshkruar dokumentet që gjithçka të ishte e ligjshme, apo që e ka takuar atë nga data 08 maj deri në datë -2 maj, kur Beleri është arrestuar.
“Gjykata çmon se organi i akuzës as nuk ka sqaruar dhe as nuk ka verifikuar në lidhje me pretendimet që ka pala ankuese, por është mjaftuar me administrimin e disa vendimeve gjyqësore që i referohen kryesisht ankimeve për masën e sigurimit, vendimin për dërgimin e çështjes në gjyq dhe dispozitivin e vendimit për deklarimin fajtor që është dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.
Ndërkohë që, edhe pse janë administruar këto akte, përsëri prokurori nuk ka kryer asnjë analizë të tyre në harmoni me kallëzimin e paraqitur nga kallëzuesi dhe në raport me faktet e pretenduara prej tij.
Në rastin konkret, marrja e një vendimi mosfillimi bazuar vetëm në interpretimin që ka bërë prokurori, pa kryer asnjë analizë ligjore lidhur me secilin prej pretendimeve të kallëzuesit çmohet i padrejtë nga Gjykata”.
GJKKO nuk kursen SPAK edhe mbi arsyetimin që ky i fundit ka dhënë për mosregjistrim procedimi, duke u bazuar më nenin 290/1 germa ç që përcakton se “procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”
Pra, sipas prokurorisë në rastin konkret fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale dhe si rrjedhojë duhet të vendoset mosfillimi i procedimit penal.
“Në lidhje me këtë konkluzion, Giykata çmon se nuk është në përputhje me faktet që rezultojnë në rastin konkret si dhe me argumentin e bërë nga ana e prokurorisë. Gjykata çmon se nuk mund arrihej në një konkluzion të tillë pa kryer disa veprime verifikuese, si dhe kryerja e këtyre veprimeve të nevojshme në lidhje me verifikimin e pretendimeve të palës ankuese nuk konsiderohet ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës. Konkluzioni i prokurorit se duhet të vendoset mosfillimi i procedimit penal për këtë shkak, pa kryer asnjë analizë të ekzistencës së veprës penale nuk është i bazuar në ligj”.
Edhe nëse do të ishte çështje kompetence, GJKKO vlerëson se SPAK do të duhej që kallëzimin penal t’ja dërgonte Prokurorisë kompetente dhe jo të vendosë mosfillimin për këtë shkak.
Edhe për veprën “Korrupsion aktiv i dshmitarit”, thotë gjyqtarja Ulliri, nuk është kryer asnjë veprim nga SPAK.
Dy dëshmitarët kanë pohuar se shtetasi Arsen Rama është paguar nga policia e shtetit për veprimet që ka kryer ndaj Fredi Beleri.
“Gjykata çmon se edhe për këtë vepër penale duhet të ishte kryer një verifikim minimal, gjë që në rastin konkret nuk ka ndodhur. Gjykata nuk e gjen të drejtë disponimin e organit të prokurorisë për mosfillimin e procedimit penal, dhe çmon t’i ngarkojë Prokurorisë së Posaçme si detyrë, në kuadrin e veprimeve procedurale që duhen kryer prej saj:
1.të administrohet dosja gjyqësore e hetimore penale në ngarkim të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, konkretisht dëshmitë e bëra nga shtetasit Arsen Rama dhe Ermal Ajdini;
2.aktet që pretendohet se janë falsifikuar si dhe deklarimnet që janë dhënë nga personat e kallëzuar përpara policisë gjyqësore;
3.vendimi giyqësor i deklarimit fajtor të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, të hetohet dhe më pas të konkludohet në lidhje me pagesën e kryer nga policia në drejtim të shtetasit Arsen Rama si dhe të kryhet çdo veprim tjetër që mund të rezultojë i nevojshëm”.
Gjykata vlerëson se nga ana e SPAK, duhet të hetohet në drejtim të 4 veprave penale
“Në këto kushte, Gjykata vlerëson se vendimi i organit të akuzës pa trajtuar dhe analizuar sa mësipër, nuk është i drejtë dhe duhet të prishet”.
Ndërsa, përsa i përket pretendimit për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” nga prokurorët e posaçëm që kanë hetuar dhe përfaqësuar akuzën në ngarkim të ankuesit, Gjykata çmon se nuk qëndron, duke mos pranuar kërkesën e Fredi Belerit.
Konkretisht, kallëzuesi ka pretenduar se nga prokurorët e Posaçëm është mbajtur qëndrim i ndryshëm me raste të tjera të tyre, raste që kanë çuar për gjykim me akuzën e “Falsifikimi i dokumenteve”, bazuar pikërisht mbi të dhënat e tabulateve telefonike të personave nën hetim. Gjykata vlerëson se pretendimet në lidhje me prokurorët nuk qëndrojnë, duke qenë se e gjitha procedura e ndjekur nga ana e tyre është verifikuar apo verifikohet nga gjykatat.
Për sa më sipër, përsa i përket pretendimeve që janë gjetur të drejta nga Gjykata, vlerësohet se ankimi i paraqitur nga pala ankuese për shfuqizimin e vendimit të mosfillimit është i bazuar në ligj dhe si i tillë duhet të pranohet vetëm në lidhje me ato shkaqe dhe pretendime, ndërsa për shkaqet e tjera të pretenduara nga pala ankuese, Giykata çmon se nuk janë të bazuara në ligj dhe në prova.
Si rrjedhojë, ankimi i paraqitur nga pala ankuese duhet të pranohet Pjesërisht.
Përfundimisht, Gjykata PËR KËTO ARSYE: Bazuar në nenet 290, 291, 379 dhe 384 të K.Pr.Penale
VENDOSI:
Pranimin e pjesshëm të ankimit.
Shfuqizimin pjesërisht të vendimit të
Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për mosfillimin e procedimit penal, datë 11.03.2024, që i përket kallëzimit penal Nr.52/2024 dhe urdhërimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e hetimeve të nevojshme sipas drejtimit të përcaktuar në pjesën arsyetuese të këtij vendimi./DRONI.al/