Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 19-vjeçare ka tentuar të vrasë veten.
Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.