Një 28-vjeçar është gjetur pa jetë në një resort në Divajkë, në të cilin punonte.
Policia bën me dije se ai është konstatuar pa shenja jete në një nga dhomat e resortit.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes