Gjendet i vdekur brenda një dyqani 69-vjeçari. Ja dyshimet e para

 

Një 69-vjeçar është gjetur pa shenja jete në tualetin e një dyqani në Elbasan. 

Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije, se 69-vjeçari B. B., është gjetur i vdekur në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, e dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 15.02.2022, rreth orës 15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes