Gjendet i pajetë në rrugë 56-vjeçari, dyshimet e policisë

 

Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në hyrje të fshatit Zagorçan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. 

Nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.