Një 21 vjeçar nga Peqini është gjetur i pajetë në rrugë, në rrethana ende të paqarta.
I riu me inicialet R.N, u transportua në Spitalin e Durrësit, ku edhe është deklaruar zyrtarisht i pajetë.
I riu është gjetur në rrugë në fshatin Karinë të Peqinit nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Rrogozhinës. Ka qenë kjo e fundit që më pas e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i të riu ndodhet ende në morg, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore.