Një 59-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës. Sipas burimeve zyrtare, pasditen e sotme rreth orës 16:40, në lagjen nr.2 Durrës, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë shtetasi P. V., 59 vjeç.
Policia thotë se dyshohet se 59-vjeçari është vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.