Gjendet i pajetë në banesë 69-vjeçari, ja çfarë thotë policia

Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, në Vlorë. 69-vjeçari është gjetur nga familjarët dhe sipas policisë dyshohet të jetë vrarë me armë gjuetie.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion-

Më datë 09.06.2022, rreth orës 06:15, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, është gjetur në banesë nga familjarët, dyshohet i vetvrarë me armë gjuetie shtetasi Z. M., 69 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.