Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku pas një konflikti çasti, dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çole, ndërsa dy të plagosurit janë gjetur në trotuar nga kalimtar të rastit.
Kanë qenë këta të fundit të cilët i kanë transportuar në spital, ndërsa paraprakisht raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Sakaq pritet që policia të sqarojë rrethanat e ngjarjes.