Ndërkohë që në Kuvend po diskutohej në lidhje me një debat ka ndodhur mes kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat Dashnor Sula.
Rama iu drejtua Sulës “mos bërtit si gjel Peqini”.
Sula nuk e ka lënë të kalojë një batutë e tillë, duke u përgjigjur se është më mirë të jesh gjel se pulë.
“Ndjehem i mallëngjyer e i lumtur, o zot jepi jetë qeverisë se ndryshe ne do kishim vdekur të gjithë. Kur kjo qeveri prishi edhe Milva Ekonomin.
Kryeministri tha gjeldet Peqini 8 herë. Faleminderit, më mirë gjel me shtyp apo pulë të shtypesh. Kryeministrit tonë i pjell gjeli flori.
Pa atdhe, të paftyrë tha, por kush janë? Ne opozita që s’vjedhim apo ministrat tuaj që janë në burg? I pafytyrë është ai që i tha të gjithë këto. Ishte shumë nervoz se Apeli sa i ktheu Bllakon në burg.
Rama tha jemi të pafe. Jo mo jo ne jemi me fe, myslimane, katolikë apo ortodoksë, kurse ai kur i do qejfi nxjerr flamurin sipas rastit dhe thotë jam musliman te prehri i Erdoganit, ai nuk ka fe, është njeri pa atdhe, njeri që nuk do vendin e vetë dhe përzë të rinjtë nuk e do atdheun.
50 mijë klekë për pensionistët nuk bën asnjë gjel deti meqë e ka merak kryeministri.
11 bukë e 7 feta keni rritur pensionet ju.
Ku jetoni? Ministrat që bëjnë shoping jashtë shtetit e në Bllok nuk dinë çbëhet. Ministrja e Financave gënjeu e tha minimumi jetik është vetëm për vendet si Afrika. jo mor jo se e ka Franca. Ne se kemi.
Zot fali se s’din çka ban kryeministri jonë”, tha Sula