Gjekmarkaj ironi me Inceneratorët: Deputetët të mbledhin lekë për Gugallen, Zoton dhe Mërtirin, Presidenti ti dekorojë


Nga Agron Gjekmarkaj

U nisa të marr fjalën në parlament po vigjilenca e Kryetares ma ndërpreu mendimin gjymtimi i të cilit me shkakton vuajtje! Lavdi Zotit që ekziston e shkruara ! U nisa te them se nga fjalimet e qeverisë me lindi ideja ta ftoj Kuvendin të pajtojë një psikolog për shqetësimin e trazimin që komisioni hetimor u ka shkaktuar ministrave dhe “kalit të rracës” siç tha Kryeministri dje me përkëdheli për veten.

Secili nga ne deputetet të nxjerre ca lek nga kursimet dhe ti gjejë ku janë e ku nuk janë Gugallen, Mirel Mertirin e Klodian Zoton e t’jua dërgoje se janë nën stres ! Kaq ja dola ta shqiptoj kur dora e Linditës ma zu fjalën për zverku si xhebraili !

Me mirësi e kisha ! U duhen se janë nisur me nxitim! Njerëz janë ndonjë valixhe edhe e kanë harruar. Po ashtu për  ndaj ndërrese e ca zahire. I pari do beja kabull një rrogë.  Po kaq duke parë e gjykuar se ju paskemi rënë në qafte tre esnafeve që kanë dhënë borxh emrin e shumë më tepër ministrave që firmosen atë hata u duhet kthyer respekti që ju hoqëm.

Ndaj doja të propozoja qe Kuvendi të miratojë një rezolutë ku ti imponohet Presidentit të Republikës që të gjithë dinjitarët e kësaj historie me inceneratore , tre të fshehurit dhe gjithë qeveritaret e u rropaten shumë që kjo ditë të vijë, duke derdhur djerse e mund të dekorohen me medaljen “Nderi i Kombit”, ndërsa ndihmësit që bënë letrat me “Naim Frasheri i klasit të parë” !

Të gëzohen qerratusherit se kanë vuajtur këto ditë. Ti tregojmë botes se Shqipëria i nderon evlatërit e saj që kaq shumë bëjnë për të, për t’ja administruar paranë me nikoqirllëk, për ti zbardhur faqen e delirura nga plehrat të cilat digjen e bëjnë dritë e cila përpara do të na shpjerë!

Seanca do ishte relaksuar shumë nëse parasysh do merrej ky propozim !!!