Prokuroria e Mantovës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Bomës, e ndodhur korrikun e kaluar, kur një shqiptar mbeti viktimë e pritës së dy afrikano-veriorëve.
Akuzat e ngritura ndaj dy afrikano-veriorëve të arrestuar janë për vrasje me dashje dhe tentativë për vrasje me paramendim rrethanë rënduese, për këtë arsye dy të arrestuarit janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Ngjarja ka ndodhur natën e 2 korrikut të vitit të kaluar kur Atilio Ndrekaj, 24-vjeçari shqiptar dhe Pierfrancesco Ferrari, 35-vjeçari nga San Giorgio. ata ishin sulmuar me një shkop bejsbolli pranë Piazzale della Favorita në zonën e Boma. Shqiptari kishte vdekur pas 48 orësh agoni, ndërsa 35-vjeçari kishte arritur t’i mbijetonte asaj që u shfaq menjëherë si një pritë e vërtetë. I pari që përfundoi në pranga ishte një 35-vjeçar maroken me banim në Suzzara.
Karabinierët e Njësisë Hetimore e kishin kapur pak ditë pas pritës së Bomës në afërsi të Vareses, në një tren teksa po përpiqej të kalonte kufirin. Kur u dëgjua nga gjyqtari hetues, ai kishte hedhur poshtë të gjitha përgjegjësitë, duke ia ngarkuar të dytit. Për këtë tjetrin, megjithatë, u desh pak më shumë, sepse mundi të kalonte kufirin, por në fund edhe i dyti, një 31-vjeçar gjithashtu maroken, u ndalua në Spanjë në Algeciras, qytet jo shumë larg Gjibraltarit janarin e kaluar nga Guardia Civil i cili kishte marrë raportin e karabinierëve të Mantovës që kishin arritur ta identifikonin atë. Pas pritës që i kushtoi jetën 24-vjeçarit shqiptar, do të kishte ndodhur një shesh hesapesh mes trafikanteve te droges.
“Gjaku lahet me gjak”- ky ishte mesazhi i gjetur mes luleve të lëna në parkimin e një qendre tregtare në La Favorita, në Mantova të Italisë diten e ngjarjes.