Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

Gentian Zenelaj ka rrëfyer me detaje përballjen e tij me Covid-19 dhe vështirësitë shëndetësore që kaloi gjatë atyre ditëve. Edhe më parë, ai ka treguar se për të nuk ishte aspak i lehtë kurimi, por në një intervistë për emisionin “Fitstation” me Çenkuela Hasën, Zenelaj ka thënë se frika e tij më e madhe ishte për familjarët dhe sidomos fëmijët, pasi mendonte se po i braktiste.

“E kalova vetë në kurriz, është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme. Nga një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra, më 4 janar nuk lidhja dot këpucët, nuk bëja dot një korridor. Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi”, -u shpreh Genti.

Aktori humbi të atin muaj më parë, pikërisht për shkak të Covid-19. Ai tha se gjatë kohës që i ati ishte shumë sëmurë, ka hyrë vetë në pavion dhe ka parë nga afër situatën në spital.