Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bradhi ka akuzuar kryeministrin Rama se refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Duke publikuar vendimet e arbitrazhit për çështjen “Bechetti”, Bardhi shkruan se Rama gënjen kur thotë se ato janë konfidenciale dhe të papublikuara askund.
“Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Bechetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Bechetti””-shkruan ai.
Linqet me vendimet e arbitrazhit: