Gazetarja e njohur e politikës Esiona Konomi ka denoncuar abuzimin e kompanive telefonike në vend.
Përmes një statusi në Facebook, Konomi tregon per vjedhjen që i eshtë bërë nga kompania Vodafon ne lidhje me konsumimin e internetit.
Sipas saj, 8 GB i janë harxhuar për dy ore ne mengjes pa e prekur telefonin në asnjë moment. Për vetë gazetaren, ky rast eshtë i perseritur me kompaninë Vodafon që i konsumon internetin ne mënyrë abuzive te perseritur.
Mesazhi i Plotë:
Vodafone Albania VJEDH!
Teksa po laja enët këtë mëngjes, paskam harxhuar 8GB internet? 😡
Në 7:31 mora sms se kisha ende 8 GB. (Nuk po diskutoj se si paskam harxhuar 22G për një javë, po nejse).
Pas 100 minutash, në 9:41 njoftohem se edhe 8G kishin mbaruar. Si ndodhi kjo, me telefon të paprekur fare?
S ka asnjë shpjegim tjetër të arsyeshëm, veç vjedhjes të cilën vetë po e përjetoj për të disatën herë.