Gazetari thumbon Xhaçkën: E ke takuar burrin biznesmen sipas Kodit Etik? Acarohet kryeministri Rama: Do kalon në riedukim

Në një konferencë për gazetarët nga kryeministri, gazetari Klevis Muka i drejtoi ministres Xhaçka pyetjen nëse është takuar me burrin e saj biznesmen kur kodi i etikës i miratuar nga Rama e ndalon një gjë të tillë.

Gazetari: Në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i etikës për ministrat dhe një ndër pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë, pasi duhet të jenë në prani të 2 punonjësve të administratës. Ju personalisht e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj në prani të administratës apo e keni shkelur kodin?

Ndërkohë, Rama nuk e ka lënë ministren të përgjigjet dhe i është drejtuar gazetarit se nuk ka etikë dhe është i dënuar për 3 muaj.

Rama: Përgjigjen këtu do ta jap unë. Do ta kalosh në riedukim si Ambrozia për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

Gazetari: Kodi etik do ta zbatohet apo sepse e keni thënë vetë se do të ketë sanksione deri në largim nga puna nëse shkelet.

Rama: Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit në një konferencë shtypi dhe vazhdon mban fjalime. Përgjigjet do të jenë korrekte për të gjitha pyetjet korrekte, por për të gjitha pyetjet pa etike ka një proces që quhet riedukim për 3 muaj. Përgjigjen e radhës do ta marrësh pas 3 muajsh në tetor dhe të vish i riedukuar.