“Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu”, Viktor Hygo. Ndërsa qeveria aktuale këtë shprehje të të madhit Hygo, e ka kthyer: “Kush mbyll dyert e një shkolle, hap dyert e një burgu”. Jo vetëm e turpshme, por skandaloze mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif”. Një institucion arsimor që vepron në Shqipëri, më shumë sesa Rama qëndron në pushtet. Një institucion që ndryshe nga qeveria, nuk lë njerëz pa dritë, nuk lë njerëz në varfëri, por u jep shpresë, u jep mundësi, u jep të ardhme. Dëshmia më e qartë janë individët që kjo shkollë ka prodhur, të cilët sot janë intelektualë të vendit, duke shërbyer nëpër pozicione të ndryshme.
A është e lumtur sot Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, për mbylljen e një shkolle, për idiotësi proçeduriale? Sepse këto çfarë janë publikuar më poshtë nga ministrja janë justifikime, si të kërkosh gjilpërën në kashtë.
Si mundet të mbyllet një shkollë me një të rënë të lapsit?
Edhe sikur të ishin këto shkelje, a mbyllet një shkollë e tillë, e cila ka pasur vlerësimet më të mira në të gjitha rankimet?
A s’mund t’i jepte kohë shkollës ministria, që këto shkelje proçeduriale, që paska sipas ministrisë, të zgjidheshin?
Por mirë, po për nxënesit e kësaj shkolle a nuk mendoj shteti shqiptar?
Si mundet t’ua bësh këtë në fillim të vitit të ri shkollor?
Si mundet t’i largosh nga një sistem me të cilin janë mësuar? A nuk kuptojnë që po rrezikojnë të ardhmen e këtyre të rinjve?
Këta e kanë bërë të qartë, nuk pyesin më për ligj, e për të drejtë. Tashme këtu po duan t’i largojnë të gjithë, sidomos të rinjtë. Nuk duan të investojnë në këtë vend, qellimi i kësaj qeverie është vetëm padija e injoranca.
Pasi prishën shtëpi të shumë qytetarëve, pasi kanë kthyer institucinet shtetërore në foleza korrupsioni, pasi kanë shkatërruar çdo gje në këtë vend, tani po mbyllin shkolla. Mbyllin shkolla, mbyllin të ardhmen, dijen, kulturën. Kjo është axhenda e tyre.
Sa keq që prioriteti i Kryeministrit shqiptar nuk është Shqipëria, e ardhmja, të rinjtë, por Presidenti i Turqisë, dhe ai i Serbisë. I intereson ta mbaj mirë me ta, pa ky vend le të digjet.
Nuk njohin më as turp, as moral, as të drejtë. Uroj që këta nxënës e ish-nxënës t’i dalin për zot shkollës së tyre.