“Skupi” i Hafizit, si tollumbace me helium!
Nga: Isa Halili
Miqtë e mi, po vërej një qasje aprofesioniste nga aktorë të opinionberjes në gazetarin sportive. Mar shkas nga reagimi i fundit i Astrit Hafizit i cili në fakt në optikën time është simbol i të bërit “skup” ( lajm bombastik). Ish futbollisti dhe trajner i kombëtares kuqezi ka analizuar performacën e Shqipërisë ndaj Spanjës ku djemt e drejtuar nga trajneri Edy Reja u mundën 2-1 në tokën iberike.
Sipas Hafizit ekipi ynë kombëtar ka bërë vite pas dhe në disa aspekte. Jam nga ata që natyrshëm respektoj çdo opinion por në fakt të vërtetën duhet ta shohim ashtu siç është.
Ne u mundëm me Spanjën dhe sigurisht ka vend për përmirsime. Por meqense ne sipas Hafizit kemi bërë hapa pas i kujtoj personalitetit të futbollit shqiptar që kombëtarja jonë është mundur 9-0 nga iberikën, 4-0, apo 0-2 në Shkodër duke mos goditur asnjëherë kuadritin e mbrojtur nga De Gea. Mos harrojmë që luajtëm me një kombëtare qe vlera e futbollistëve të saj shkon mbi 700 milion euro. Lojtarë që luajnë për ekipe si Reali, Barcelona, Atletiko, Chelsea, Man City etj.
Para disa muajsh kampionët e botës në 2010 mundën Gjermaninë 6-0, ndërkohë që ne u mundëm nga një episod në minutën e 90 që mund të ishte edhe pozicion jashtë loje. Shënua, krijuam raste edhe pse sporadike por të rrezikshme. Patëm pretendime për penallti dhe u mbrojtëm ashtu siç dijtëm.
Nëse bëjmë retrospektiv, Shqipëria është mundur nga Luksenburgu, ka barazuar me Andorën skuadra që lojtarët e tyre futbollin e kanë profesion të dorës së dytë.
E parë në këtë këndvështrim përballja me Spanjën mund të anojë shumë më shumë tek optimizmi për të ardhmen sesa negativizimi pa argument vetëm e vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes.
Unë besoj se kuqezijtë janë sot një ekip më solid, me futbollistë që po bëjnë mirë në kampionate elitare të europës si Xhimshiti, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Strakosha, Manaj apo talenti premtues Asllani në Serie A. Ivan Balliu, Keidi Bare, Uzuni janë titullar respektivisht me Rajon, Espanjolin dhe Granadën në La Liga. Pa harruar Gjasulën, Laçin dhe në fund forma e shkëlqyer që po kalojnë sulmuesit Sokol Cikalleshi dhe fantastiku Armando Broja.
Në kë të grup ka energji (mosha relativisht e re) potencë, klas dhe besim se e ardhmja premton prosperitet.