Gazetari Isa Halili: “Non grada”, përralla e dalë boje që po suporton (pa) dashje Sali Berishën!

Nga: Gazetari Isa Halili

“Non grada”, përralla e dalë boje që po suporton (pa) dashje Sali Berishën!

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha njoftoi sot një vendim të marr nga sekretari i mbrëndshëm i Mbretërisë së Bashkuar për moslejimin e hyrjes së liderit historik të demokratëve me arsyetimin se;

Berisha ka lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se kreu i PD është i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet politike.

Ky vendim nuk më surprizoi aspak sepse edhe pritej por mbi të gjitha në optikën time e humb nocionin e një lajmi sepse nuk ka aspak raport me të vërtetën.

Pse?

Sali Berisha ka qeverisur këtë vend në dy periudha kohore dhe natyrshëm mund të ketë abuzuar (mungojnë faktet) me fondet publike dhe po e marim në konsideratë se ka shpërdoruar detyrën (teori konspirative).

Është, tallëse, ofendues por edhe ulëritëse të thuash që Berisha ka bashkëpunuar me segmente të krimit të organizuar. E themë këtë për një fakt të thjeshtë pasi emra si Lulzim Berisha, Aldo Bare apo personazhe të tjerë të krimit të organizuar në vendin tonë u arrestuan në periudhën që Berisha dhe partia demokratike erdhën në pushtet (2005-2013).

Kalojmë në spondën tjetër politike si për të kuptuar që ky vendim i Mbretërisë së Bashkuar është tallës dhe tendencioz.

Është fakt që Edi Rama ka 9 vite që kamuflon pushtet me emra si Tom Doshi, Vangjush Dako, Elvis Roshi apo “aktorët e famshëm” të dosjes 339 apo 184 si Damian Gjiknuri, Ulsi Manja etj.

Në kohën e kujt u kanabizua vendi dhe që ministri kampion, z. Saimir Tahiri u dënua për këtë çështje dhe sot është në qeli.

Si ka mundësi që njeriu që po qeveris në mënyrë të pashembullt këtë vend si z. Rama dhe klika e tij nuk i thuhet asnjë fjalë edhe pse çdo vit raporti i DASH është një kamxhik për këtë qeveri e cila ka sthmuar shpresën e një populli.

Për të gjithë ato që e kanë harruar qeveria e rilindjes nën regjinën e Edi Ramës ka prodhuar ligje speciale duke grabitur pasurinë publike të shqiptarëve. Harruan ndërkombëtarët aferën e Incineratorëve, PPP në shëndetësi dhe infrastrukturë, korrupsionin galopant, borxhin publik dhe së fundmi po synohet amnistia fiskale me qëllim për të legalizuar paratë e pista të kriminelëve dhe mafias në Mbretërinë e Bashkuar.

Sali Berisha mund të mos jetë ëngjëll ama djall i politikës së vendit tonë i përmasave të kundërshtarit të tij si z, Rama nuk është kurrsesi. Djali i Kristaqit do vijoi të jetë i “dëshirueshëm” pasi kuptohet ka mburojë petkun e të qënit kryeministër me vullnetin e devijuar të shqiptarëve pse jo edhe nga parat e pista të çunave të londrës.

7 korriku ishte nje mesazh i fortë për të gjithë segmentet sorrosiane, zgjedhjet e 2023 do të jetë jo vetëm beteja për të mbajtur në këmbë opozitarizmin por edhe për të ndezur shpresën e një kombi që lëngon nga bijtë e një regjimi i cili nuk u mjaftua me regresin e 45 viteve komunizëm.

Në këtë pikë ky vendim i MB nuk është gjë tjetër veç se nje reklamë fantastike që i bëhet figurës së Sali Berishës pasi ky i fundit ka zgjedhur të sfidoj këdo me gjuhën e fakteve, ashtu siç ka bër, bën apo do bëj një lider i madh…

Demokratë më besoni, ditë më të mira po vijnë sepse Sali Berisha është gjallë dhe ka treguar se jo vetëm nuk na braktis por di më shumë se kishdo tjetër të mund komunistat e ndyrë!