Futbolli “oazi” që “vadit adrenalinë” në Rrogozhinën!
Nga: Gazetari Isa Halili
31 maji 2022 rezultoi një ditë sinjikative në qytetin e Rrogozhinës. Kryefjalë u bë futbolli ku të zotët e shtëpisë fituan ndeshjen jetike të sezonit 2021-2022 kundër Korabit me rezultatin e pastër 2-0.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Zakarija Ramadani hipotekoi qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar falë golave të shënuar nga Delarxh në pjesën e parë dhe finalizimi i Xhekson, 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Ashtu siç pritej ndeshja rezultoi shunë dinamike me sulme e kundrasulme nga të dyja ekipet por Egnatia falë edhe cilësisë së lojtarëve ia doli duke lumturuar tifozët të cilët kanë mbështetur masivisht skuadrën kudo.
Stadiumi modern “Arena Egnatia” ishte sot një kartolinë e bukur për çdo futbolldashës të këtij qyteti dhe jo vetëm. E megjithatë si për të prishur këtë mbazdite historike për futbollin rrogozhinas menduan lojtarët e Korabit.
Dibranët të dorzuar si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik shtuar këtu edhe rezultatin 2-0 mbi supe filluan të kryenin ndërhyrje të ashpra ndaj futbollistëve të Egnatias.
Ishte minuta e 89 ku situata agravoi deri në përplasjen fizike midis dy kampeve aq sa u desh ndërhyrja e shumë faktorëve përfshirë këtu stjuartët, policia bashkiake, trajnerët, madje edhe presidentët që gjakrat të qetësoheshin.
Një akt që zhgarraviti këtë kornizë të bukur sportive në një qytet në zemër të shqipërisë. Në një moment teksa po shikoja ato pamje mu kujtua një nga shprehjet e famshme të një ikone të futbollit botëror si i ndjeri Johan Krojf. “Presioni duhet ushtruar ndaj topit, jo kunder lojtarit”.
Pamvarsisht gjithçkaje vërshëllima e trefishtë e arbitrit kryesor të sfidës Eldorjan Hamiti dërgoi në ekstazë tifozët vendas të cilët shpërthyen në festë ndërkohë futbollistët e Korabit shpërthyen në lot.
Meqense sezoni kalendarik 2021-2022 u mbyll, jemi zyrtarisht në legjitimitetin e të bërit retrospektivë. Egnatia pasi u rikthye në “Abisnet Superiore” pas 16 vitesh pritje kreu një merkato modeste duke ofruar në gjirin e saj lojtar si Demir Ymeri, Michael, Bruno Telushi apo edhe Ymerlilaj.
Timoni iu besua Gugash Maganit, njeriu që i riktheu në elitë. Trajneri peqinas qëndroj në krye të Rrogozhinasve deri në javën 10 dhe pas disfatës me Kukësin në transfertë u shkarkua nga drejtuesit e klubit edhe pse grumbulloi 11 pikë ku spikatën barazimet në transfertë me ekipet e kryeqytetit si dhe sukseset me Laçin e Kastriotin.
Në vend të tij në stol u ul përkohësisht Përparim Daiu. Kavajasi më pas ia la stafetën Zakarija Ramadanit. Tekniku nga Maqedonia e Veriut edhe pse e nisi disi keq u ndihmua nga fakti se erdhi disa ditë përpara klubi merkatos së dimrit. Ish lojtari i Besës së Kavajës i ndihmuar nga Presidenti i klubit z, Agim Demorozi ofruan 6 lojtar të cilët rezultuan jetik për fatet e klubit.
Duranski, Levendi, Shyti, Ademi, Hasanbelli dhe Delarxh jo vetëm që u inkuadruan me skemat e skuadrës por kontribuan me gola, asiste dhe paraqitje fantastike duke e bërë objektivin mbijetesë qoftë edhe nga play out një rrugë relativisht të lehtë.
Në këtë rrugëtim gati-gati të pabesueshëm aq sa për shumë analistë të cilët në fillim të sezonit e kuotonin Egnatia si ekipin e parë që rriskonte të biente nga elita sot njëzëri të gjithë aktorët sportiv janë të mendimit se rrogozhinasit e merituan gjithçka.
Derigjenti i këtij projekti ambicioz eshtë padiskutim presidenti Agim Demorozi i cili i ka ofruar stafit drejtues dhe lojtarëve një infrastrukturë sportive model. Ndërkohë, lojtarët e mrekullueshëm si Hasanbelli, Puja, Krasniqi, Allmuça, Krivajeva, Lila, Iseni, Shyti, Pedro, Xhekson dhe në fund kurrsesi jo nga rëndësia Artur Magani treguan në fushën e blertë potencialin e tyre duke qenë të barabartë me këdo dhe kudo.
Presidenti, stafi drejues dhe lojtarët falë harmonisë sportive jo vetëm arritën objetivin sezonal, por kanë hedhur themelet e sigurta për një të ardhme plot dritë.
Egnatia është sot një realitet sa i bukur aq edhe shpresdhënë. Të gjithëve nuk na ngelet që tjetër veç se ta shikojmë dhe shijojmë sa më shumë që të jetë e mundur këtë panoramë të bukur sportive.