Nga: Isa Halili, Gazetar
Teksa po ndjek seancën parlamentare ku po diskutohet për buxhetin, frikshëm po kuptoj se ku është katandisur fati dhe e ardhmja e vendit tim. Nuk jam ekonomist as nuk merem me “gjuhen e shifrave” por 2 fjalë kam për diskursin komunikativ te kryeministrit Edi Rama që tallet me “zemrën” e një shteti, ekonominë.
Në fakt nuk më ben aspak përshtypje fjalori i tij vulgar ku i drejtohet deputeteve të opozitës sepse me të tillë sjellje u bë faktor në politikë. Edi Rama e ka kuptuar se nuk ka çfarë ofron dhe nga ana tjetër është koshient se shqiptarët përqafojnë qasjen e absurdit pasi e kanë humbur shpresën tek kjo klasë politike.
Kryesocialisti fitoi çuditrisht mandantin e dytë pa program në 2017, udhëtonte nëpër shqipëri duke i rënë defit dhe i mori shpirtin fjalëve, timon, makine, LSI. Shqiptaret e votuan sepse socialistet të cilët duhet thënë janë shumicë në këtë vend e kanë traditë nga regjimi të rreshtohen në atë që thotë lideri, pamvarsisht se ky i fundit është një i marrë që po vret shpresën e një kombi.
Nuk kam çfarë të pres ndryshe me ta sepse bijtë e tyre jetojnë akoma me nostalgjinë e regjimit të Enver Hoxhës. Unë nevrinë e kam me ato qytetarë që kanë 2 “pare mend” të ashtuquajturit intelektualët që paftytersisht bëhen palë me tollovitë e “rilindjes së vdekur”.
Ndërkohë opozita për mendimin tim nuk ka pse harxhon energji se çfarë thotë Rama apo se kreu i PS është duke udhëhequr keq se këtë gjë shqiptarët e dinë fare mirë, por duhet ti dëshmoj këtij populli se nuk janë si ata dhe se kanë të gjitha potencialet për të ndryshuar fatet e Shqipërisë.
Për ta bërë këtë duhet ta nisim nga vetja duke përforcuar strukturat në çdo seksion dhe grupseksion nga Vermoshi në Konispol. Më tej të propozojmë përpara shqiptareve formacionin tonë më të mire.
Pushteti qëndrorë asitohet nga ai lokal, kjo është një e vërtetë e pakundërshtueshme. Për mua posti i deputetit me këtë situatë në të cilen ndodhet parlamentarizmi nuk ka asnjë vlerë.
Në këto kushte, Partisë Demokratike në Elbasan i duhet shërbimet e Luciano Bocit. Dibrës apo Kamzes i duhet po themi Xhelal Mziu. Fierit pa diskutim kreditet e Luan Baçit, Durresit Igli Cara, e më tej në mbarë shqipërinë figurat më të spikatura.
Eshtë koha për të ofruar mes nesh njerzit më të spikatur të çdo bashkie me qëllim që të dalim faqebardhë me 14 maj 2023. Nëse dështojmë, për mua vdes opozitarizmi dhe për rrjedhojë i hapet rruga autoritarizmit që Edi Rama ka vite që po punon me të gjitha format për ta instaluar.
Shqiptarët duhet të dinë që vota e tyre në 14 maj 2023 do të jetë pro ose kundër regjimit. Beteja jonë fillon me protestën kombëtare të 12 nëntorit në orën 16:00. Ejani të bëhemi bashkë për fatin dhe dinjitetit tonë dhe sigurisht të ringjallim shpresën për të jetuar në vendin ku u lindëm dhe u rritëm…